Mikronezia njohu Republikën e Kosovës

Mikronezia ka njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës."Mbrëmë, rreth orës 20:00, i ngarkuari i përhershëm me punë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Mikronezisë, Jeem Lippwe, ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, se Mikronezia ka njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.Mikronezia është shteti i 53-të anëtar i OKB-së që njeh Republikën e Kosovës që nga 17 shkurti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë.