E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan Inter Real pas te riut Kondogbia

Milani dhe Interi kalojnë Realin në luftën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Seviljes, Geoffrey Kondogbia, një prej futbollistëve më shpresëdhënës të moshës së tij.

19-vjeçari francez, i cili i është këshilluar Realit prej qendërmbrojtësit Rafael Varane, ka bindur drejtuesit madrilenë për potencialin e tij. Megjithatë, një burim i brendshëm, tha të martën për të përditshmen sportive “AS” se ndërsa Reali ka ofruar tetë milionë euro, dy skuadrat milaneze kanë përmirësuar sakaq ofertën e tyre. Sipas këtij burimi, Milani është i pari në listën e blerësve potencialë, pasi ka ofruar për lojtarin 12 milionë euro neto. Nga ana e tij, Interi ka paraqitur një ofertë prej 10 milionë eurosh, plus 30% të vlerës së futbollistit, në një shitje tjetër që mund të ndodhë në të ardhmen. Një prej futbollistëve më të vlerësuar të Seviljes, 19-vjeçari ka me klubin e tij aktual një klauzolë shitje të fiksuar në 20 milionë euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›