Blen shtëpi në Dubai

Ka pasur shumë probleme kohëve të fundit dhe duket se tani e ka gjetur një mënyrë për të ikur nga këto probleme e për të qenë më i qetë. Justin Bieber dëshiron që të blejë shtëpi në Dubai. Këngëtari do të ketë dy koncerte në fillim të majit atje.
“Ai kishte plan të qëndronte në hotel por tani ai po kërkon për të blerë një shtëpi për vete”, ka thënë një burim.
Justin Bieber muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për të bëmat e tij, jo gjithmonë pozitive. Sjelljet e pahijshme e kanë karakterizuar shumë shpesh këta muajt e fundit e krejt kjo si pasojë e problemeve pas ndarjes nga e dashura, Selena Gomez./Indeksonline/