E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Leonardo divorc? Lajmi përgënjeshtrohet

Zërat për divorcin mes trajnerit Leonardo dhe Milanit janë përgënjështruar nga vetë tekniku brazilian.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e skuadrës, Leonardo mohon largimin nga pankina kuqezi. “Në vijim të lajmeve që flasin për zgjidhjen e kontratës, saktësoj se bëhet fjalë për një gjë totalisht të pavërtetë”, thuhet mes të tjerash.

Emri i Leonardos lakohet prej kohësh në ambientet e Milanit për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës që kulmuan me barazimin 2-2 me Katanian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›