E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti, Haxhiu: Ishte një keqkuprim

Trajneri i ekipit të Partizanit Gert Haxhiu theksoi në një prononcim për "Ora News" se incidenti mes administratorit Paro Laçi dhe futbollistit Sokol Ishkës ka qënë një keqkuptim nga të dyja palët. Ai gjithashtu theksoi se do të zhvillojë një takim privat me Sokol Ishkën dhe do t'i kërkojë atij të jetë pranë ekipit dhe të luajë siç bëi edhe me ekipin e Elbasanit. Ndërkohë haxhiu theksoi se situata në të cilën ndodhet ekipi nuk është nga më të mirat. Haxhiu duke iu referuar arrestimit të administratorit Paro Laçi theksoi se kjo situatë do të ndikojë psikologjisht për ekipin në ndeshjen kundër ekipit të Lushnjes. Ai gjithashtu theksoi se pavarësisht kërkesës së ekipit të Partizanit për shtyrjen e ndeshjes kundër Lushnjes është kthyer përgjigjja nga FSHF-ja që takimi të luhet të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›