Milan Pato 1 muaj larg fushave

Alexandre Pato, sulmuesi i Milanit, do të qëndrojë larg fushave për 1 muaj.
Klubi kuqezi, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare në internet, bën të ditur se braziliani iu nënshtrua vizitave mjekësore të enjten dhe këto vizita kanë nxjerrë në pah një dëmtim në muskulin e kofshës së këmbës së djathtë.
Pato u dëmtua në minutën e 18 të ndeshjes Milan-Udinese dhe i shtohet listës së gjatë të të dëmtuarve në skuadrën e Milanit.
“Nuk kam çfarë të them”, është shprehur Adriano Galliani pas diagnozës.
Më parë, Galliani pati shprehur shqetësim për dëmtimin e sulmuesit.
“Këtë mëngjes kam kryer një takim me trajnerin, përgatitësin atletik dhe mjekët për të kuptuar se si ky djalë i cili në 2008-n dhe 2009-n nuk ka patur asnjë problem, tani është ndalur për problemin muskulor të radhës”, kishte deklaruar Galliani, në pritje të analizave të brazilianit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Barcelona, dëmtim i rëndë në gju për Afellay
Ibrahim Afellay, futbollisti i Barcelonës, do të qëndrojë larg fushave të blerta për rreth 6 muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Ranieri: Inter, ekip fitues
“Është një moment i vështirë, por Interi është një ekip fitues dhe do të luftojë për të fituar trofe.” Real Madrid, tifozët fajësojnë Mourinhon
Real Madrid ka marrë vetëm 1 pikë nga dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në kampionatin spanjoll të futbollit. Ranieri firmos, është tekniku i ri i Interit
Claudio Ranieri ka firmosur një kontratë dy vjeçare që e lidh me Interin, duke u bërë kështu zyrtarisht trajneri i ri i klubit zikaltër. Kupa e Shqipërisë, Tirana mund Himarën
Janë zhvilluar sot ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ku nuk pati asnjë surprizë sa i përket skuadrave të Superiores.
Lajmet kryesore
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja
Pako bombë në minimarketin e emigrantes
Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
Serbët vendosin barrikadat
Bankat: Amnistia fiskale, një zhgënjim
Tre skenaret e borxhit