Milan Pato mungon ndaj Palermos

Duket se nuk kanë të mbaruar dëmtimet për Paton. Sulmuesi i Milanit, i cili doli nga loja pas përfundimit të pjesës së parë të takimit kundër Juventusit, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Allegri për transfertën e Palermos për shkak të një problemi muskulor.
Pato nuk ka bërë stërvitje në fushë, por vetëm ushtrime në biçikletë brenda palestrës.
Edhe Maxi Lopez me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Milanit për këtë ndeshje. Sulmuesi argjentinas i blerë në merkaton e janarit nuk është rekuperuar ende nga dëmtimi i tij në pulpë.
Për të dytën ditë radhazi janë stërvitur me grupin mesfushorët Gennaro Gattuso dhe Mathieu Flamini, të cilët kanë muaj të tërë që nuk luajnë për shkak të dëmtimeve respektive. Nuk dihet ende me saktësi se kur do të rikthehet italiani, ndërsa francezi është i gatshëm nëse Allegri vendos ta grumbullojë.