E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan Pato rikthehet ne stervitje me grupin

Pas fitores së parë në San Siro për këtë sezon, vijnë të tjera lajme të mira për Milanin: Alexandre Pato është kthyer në stërvitje me grupin.

Sulmuesi brazilian ende nuk ka debutuar me kuqezinjtë gjatë këtij kampionati pasi pësoi dëmtimin e radhës disa ditë para ndeshjes së parë të sezonit që Milani humbi ndaj Sampdorias (0-1).

Pato e zhvilloi të plotë seancën stërvitore me shokët e ekipit duke mos luajtur vetëm ndeshjen stërvitore 7 kundër 7. Sipas mediave italiane, në këtë ndeshje shënuan gol Robinho dhe Bojan.

Ndeshja e radhës e Milanit është transferta ndaj Parmës, të shtunën në orën 18:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›