E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurim i objekteve te rralla per ekspozim

Zyra e  shërbimit turistik në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë ka marrë për sipër restaurimin e tre objekteve të rëndësishme muzeale, bëhet fjalë për tryezën që ka punuar Ndre Mjeda,  Flamurin e Çetës së Sali Butkës dhe koka e Apolonit që njihet me emrin Dea e Butrintit këtë e bën me dije drejtori i kësaj zyre Bernard Terkuci.
Restaurimi i këtyre objekteve të rëndësishme do të kryhet nga shkolla e restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të kulturës dhe kostoja për të tre objektet sipas Terkucit është 14 milionë lekë të vjetra.
Objektet do të ekspozohen të restauruara më 28 nëntor. Koka e Deas është pjesë e fondit të muzeut historic kombëtarë ku edhe ekspozohet tavolina Mjedës  ndodhet në mjediset e Muzeut historikë të Shkodrës. Ndërsa flamuri i Çetës  së Sali Butkës  ndodhet në Muzeun e Pavarësisë  në Vlorë. Kjo çetë është e para njësi e luftës dhe propagandës kombëtare krijuar me vendim të komitetit të manastirit në janar të vitit 1906, midis të cilave për nga vlera e veçantë përmendet Çeta e Kolonjës e cila  u konsolidua  në vitin 1911 nga atdhetari Sali Butka.
Flamuri paraqet çarje të shumta dhe grisje të pëlhurës dhe ka nevojë për trajtim fizik dhe proces kimik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›