E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Real mediat spanjolle fajesojne arbitrin

Medjat spanjolle kane fajesuar gjyqtarin anglez Ueb per barazimin 2-2 mes Milanit dhe Realit ne San Siro.

Dy gazetat me te medha ne vend As dhe Marca kane publikuar gabimet e arbitrit dhe me flagranti eshte padyshim goli i dyte i Inzaghi-t ky i fundit ne pozicion jashte loje.

Sipas As dy lojtare te Milanit duhet te ishin ndeshkuar me karton te kuq qe ne momentin kur rezultati ishte 0-1 ne favor te madrileneve.

Gjithsesi shkrimet e metejshme te dy gazetave sportive jane nje vazhdimesi e deklaratave te Mourinho-s per superskuadren e tij.

Sipas tyre portugezi eshte nje nder trajneret me te mire ne bote dhe as barazimi i fundit nuk mund ta ndryshoje kete ide.

Titulli kryesor i El Mundos nje gazete politike eshte Hauard Ueb nje polic apo nje hajdut.

Per te perditshmen El Pais as Reali me i mire i koherave te fundit nuk ka mundur te thyeje tabune ne Meazza.

Rivaliteti mes Realit dhe Barces eshte edhe ne medja.

Ndryshe nga te tjerat gazetat katalanase jane marre me shume me trajnerin Mourinho.

Sport ka preferuar te shkruaje me shume per gjestet e portugezit para gjate dhe pas ndeshjes.

Nje tjeter e perditshme katalanase El Mundo Deportivo nuk i ka kushtuar shume vemendje prezantimit te mire te skuadres spanjolle ne San Siro por ka preferuar te flase per Ronaldon dhe Mourinhon.

Sipas kesaj gazete i pari nje aktor i konsumuar ka luajtur shkelqyeshem rolin gjate nje nderhyrjeje te Abates ndersa trajneri ka treguar 3 gishta tifozeve Milanez per ti kujtuar atyre tre kupat e marra 1 vit me pare me skuadren e Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›