Nga kafja e trajnereve te pulat ne Kruje
Pritej qe kupa te mos merrej edhe aq seriozisht ndaj ne disa fusha ka pasur jo vetem fair-play me tepri por edhe gafa e humor. Keshtu ne Vlore dy trajneret harrojne se ka filluar ndeshja dhe madje nuk arrijne as te shikojne golin e pare pasi jane per kokerr te qejfit ne kafe. Ne Kruje ne mes te ndeshjes kemi edhe nje parade pulash ndersa ne Tirane luzatasit jane aq entuziaste sa kerkojne te permbysin rezultatin 3-0.
Vlore - Ashtu sikunder dy presidentet respektive Shpetim Gjika Flamurtari dhe Ali Dyrmishi Tomori te cilet ne pushim te ndeshjes u ulen edhe per nje kafe ne ambientet e stadiumit te njejten gje e kane bere edhe dy trajneret e ekipeve Gugash Magani dhe Eqerem Memushi. Por me ndryshimin e vetem qe keta te dy kane qene duke biseduar me njeri-tjetrin jo gjate pushimit te ndeshjes por ne fillim te saj aq sa jo vetem ne startin e takimit por as ne rastin e golit te pare te Tomorit ata nuk kane qene prezente. Tekniket jane njoftuar me telefon nga zevendesit e tyre per ndryshimin e rezultatit dhe me pas ata kane ardhur nxitimthi ne pankinat e tyre ku me i gezuar natyrisht ka qene trajneri i Tomorit Memushi.
Kruje - Nje tufe me pula ka shetitur qete-qete ne barin e blerte te stadiumit per pak minuta duke mos e vrare shume mendjen se aty po luhej nje
ndeshje futbolli. Madje ato kane vazhduar paraden e tyre pa u shqetesuar per rezultatin e skuadres krutane dhe as per britmat qe kerkonin ti nxirrnin jashte fushes se blerte. Pasi kane ndjekur itinerarin e tyre triumfal po vete pulat kane gjetur rrugen e daljes si duket jo fort te kenaqura edhe me nivelin e lojes.
Tirane - Dinamo priste Luzin nisur nga diferenca mes skuadrave por edhe pas rezultatit te ndeshjes se pare 0-3 sfida i ngjante nje testi kontrolli ku nuk munguan as batutat. Nje nga lojtaret e Luzit kur u shenua goli i dyte u kthye nga pankina dhe pohoi Edhe nje gol na duhet. Kjo shkaktoi te qeshura e per me teper kur me pas nje tjeter lojtar tha O presor le te luajme ne sulm 2-1 per ne jemi duke iu drejtuar trajnerit te Luzit i cili u jepte keshilla futbollisteve te tij qe te mbroheshin me shpresen e nje fitoreje ndaj Dinamos.