E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan Show, 5-2 ndaj Xhenoas

Në minutën e 12’ Amelia pret një penallti të Ronaldinjos, ndërsa në të 25’ Skuli kalon miqtë në avantazh. Pastaj nis goelada milaneze: në fillim Ronaldinjo në të 32’ që nuk gabon këtë radhë nga pika e bardhë, pastaj me mbrojtsin brazilain Tiago silva që kalon kuqezinjtë në avantazh në të 38’. Në pjesën e dytë Marko Borrielo shënon dy herë (njëri jashtë loje) në të 48’ dhe të 60’. Huntelar mbyll hesapet në të 74’ me 11- metësh, ndërsa Suazo shënon në të 79’ një gol që i vlen vetëm atij për të rigjetur vetveten.Me këtë fitore Milani rigjeti një Bekam në formë dhe një rikthim të Gatuzos, si dhe kthim në ndeshjet dominuese.MILAN - XHENOA 5-2shënues: Skuli 25', Ronaldinjo 32' (p), T. Silva 38', Borrielo 48', 60', Huntelar 74’ (p), Suazo 79’Milan (4-3-3): Dida 6; Abate 6, Nesta 7, T. Silva 7, Antonini 6,5; Gatuzo 6, Pirlo 6 (65' Flamini 6), Ambrozini 8; Bekam 6,5 (76' Jankulovski), Borrielo 8 (66' Huntelar 6), Ronaldinjo 7. (Storari, Kaladze, Favali, Inzagi). Tr: LeonardoGenoa (4-5-1): Amelia 6,5; M. Rossi 5,5, Biava 5,5, Moretti 6 (37' Modesto 5,5), Krishito 6; Palasio 6, Mesto 6 (61' Zapater 6), Milaneto 6,5, Juric 6, Skuli 6,5; Suazo 6 (81' Krespo). (Scarpi, Tomovic, Fatic, Esposito, Modesto). Tr: Gasperinikartona të verdhë: Amelia, M. Rossi, Juric / Ambrozini, Borrielo                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›