E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria ndërton argjinatura në zonat e përmbytura

Në Dajç janë vendosur rreth 600 thasë me rërë për përforcimin e argjinaturës si dhe janë transportuar 110 m3 inerte nga Velipoja për në Komunën Dajç për rregullim argjinaturës dhe hapje rruge. Në Berxhat vazhdon puna për vendosjen e argjinaturës ku është ndërtuar 50 ml argjinaturë dhe janë përforcuar 70 ml të tjera si dhe janë 20m3 inerte për në fshatin Obot. Ndërkohë, forcat e ushtrisë kanë transportuar për në zonat e përmbytura edhe ushqime dhe veshëmbathje.Nga raportimi i orës 06:00 të ditës së sotme, rezulton se janë transportuar 40 m3 inerte në një distancë 6 km, me 5 automjete vetëshkarkuese të batalionit të xhenios, të cilat arritën në zonën e operacionit rreth orës 2300 të datës 06.01.2010. Forcat e Ushtrisë kanë punuar edhe në Lezhë, ku j anë transportuar nga gurorja e Gjadrit për në Tale të Lezhës 180 m3 inerte për riparim të argjinaturës së dëmtuar.Në Ishullin Lezhë janë mbushur 422 m3 argjinaturë. “Strukturat e ushtrisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit, forcimin e argjinaturave dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende”, thekson njoftimi i Komitetit të Emergjencave Civile.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›