Milan, Theo Hernandez pranon ofertën e Al Hilal

Lajm i mirë për Milanin: në orët e ardhshme shitja e Theo Hernandez te Al Hilal më në fund mund të realizohet. Nga burime pranë lojtarit, raporton Milannews, do të dilte në pah gatishmëria e mbrojtësit të krahut për të pranuar ofertën shumë të majme nga skuadra e Simone Inzaghit, e cila do të kishte qenë po aq vendimtare sa propozimi për pagën afër 20 milionë euro në sezon për të bindur francezin.
Theo Hernandez, i cili tashmë e ka informuar Milanin për vendimin e tij, bëri një vizitë të shpejtë në Milano dje për t’u takuar me klubin saudit dhe në këto orë thuhet se po diskuton detajet e fundit ekonomike dhe kontraktuale me arabët, të cilët duhet t’u paguajnë kuqezinjve rreth 30 milionë duke përfshirë bonuset.
Marrëveshja është pothuajse e përfunduar, pas gjashtë vitesh me kuqezinjtë, aventura milaneze e Theos po vjen drejt fundit.