E Hënë, 2 Nëntor 2026

Euro U19 në RTSH: Spektakël në Bukuresht, Pablo Garcia çon Spanjën në finalë

Gjysmëfinalja e Kampionatit Europian Under 19 mes Spanjës dhe Gjermanisë ka dhuruar emocione të mëdha në RTSH Sport. Ndeshja ka qenë e bukur, e luftuar dhe plot me gola. Koha e rregullt përfundon në barazim 3-3, koha shtesë dhuron edhe 5 gola të tjerë dhe në fund janë spanjollët ata që shkojnë në finalen e madhe, falë fitores me përmbysje 6-5 në kohën shtesë.

Pablo Garcia është protagonisti absolut i ndeshjes, duke shënuar 4 gola në këtë gjysmëfinale që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Spanja shkon në finalen e madhe ku do të mundohet të mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar të turneut. Përfundon këtu aventura e Gjermanisë në këtë Kampionatit Europian Under 19.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›