Milan ka rikthyer besimin

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf ka theksuar se ekipi ka filluar të tregoj kualitetin dhe fuqinë e tij. Fitorja në fundjavë ndaj Parmës ishte e treta në katër ndeshjet e fundit dhe ngriti Rossonerët në pozitën e katërt në Serie A.
Ngadalë ekipi është duke u kthyer. Ne futbollistët jemi të lumtur, e dimë se na pret një rrugë e gjatë por e shoh se ekipi ka rikthyer besimin dhe kjo është shenjë e rëndësishme deklaroi Seedorf. Milan mposhti Real Madridin në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampionëve, fitore e cila ngriti ekipin për ndeshjet e ardhshme.