E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan ne kerkim te yjeve, Beckham ne horizont

Sipas numrit 2 te skuadres se Milanit, Adriano Galliani, mberritja e asit te Los Angeles Galaxy mund te kryhet ne muajin janar.

Milan zbardh nje prapaskene merkatoje qe mund te sjelle ne “San Siro” nje tjeter yll te futbollit. Mesa duket, kuqezinjte kane hedhur grepat per te marre ne muajin janar lojtarin britanik, David Beckham.

Sipas numrit 2 te skuadres se Milanit, Adriano Galliani, mberritja e asit te Los Angeles Galaxy mund te kryhet ne muajin janar. Me keto zera, Milan konfirmon se tashme kerkon te marre pamjen e nje skuadre yjesh, pavaresisht moshes qe ata kane apo rendimentit qe mund te japin ne fushe.

Nderkohe, Beckham nuk ngurron te thure elozhe per teknikun e Anglise, Fabio Capello, duke theksuar se ai eshte protagonisti kryesor i kombetares se rilindur. “Eshte kombetarja me e besueshme qe kemi prej shume kohesh de jam i nderuar qe bej pjese ne nje skuader te tille”, thekson Beckham, i cili nuk eshte me pjese e formacionit baze. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›