E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shangai, Hamilton i pakalueshem ne provat e lira

Britaniku i McLaren ka rregjistruar kohen me te shpejte ne pisten e Shangait, duke e pershkuar sesionin e pare me kohen 1:35:630 dhe ne te dyten 1:35:750, i vetmi pilot qe arriti te zbrese poshte kohes 1:36.

Lewis Hamilton dominon ne provat e lira per cmimin e madh te Kines, nderkohe qe Ferrari mendon per garen e se dieles.

Britaniku i McLaren ka rregjistruar kohen me te shpejte ne pisten e Shangait, duke e pershkuar sesionin e pare me kohen 1:35:630 dhe ne te dyten 1:35:750, i vetmi pilot qe arriti te zbrese poshte kohes 1:36. Pas kraheve te tij ne provat e para jane renditur 2 makinat Ferrari me Felipe Massa-n dhe Kimi Raikkonen, nderkohe qe ne provat e dyta kane qene Fernando Alonso me Renault dhe Piquet qe kane zene vendet e dy kokekuqeve italiane.

Nje tjeter pilot qe vazhdon te shpresoje tek titulli kampion, Robert Kubica ka zene vendin e peste ne provat e para dhe te 12-in ne te dytat. Provat zyrtare dhe cmimi i madh i Kines, qe do te jete vendimtare per trofeun e vitit, do te transmetohen mengjesin e te shtunes ne ora 8:00 dhe te dielen ne oren 9:00 direkt nga Top Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›