Gervinho shkon te Roma për 8 milion funta

Është thjesht çështje orësh kalimi i Gervinho te Roma. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, dëshirë e madhe e teknikut Rudi Garcia (që e ka trajnuar më parë edhe te Lille), është prej ditës së djeshme në qëndër të diskutimeve mes Drejtorit Sportiv të verdhekuqve dhe drejtuesve të Arsenal.
Operacioni, siç raporton "Corriere dello Sport", është mbyllur në shifrën e 8 milionë funta dhe së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Futbollisti pritet të kryejë vizitat mjekësore në Romë dhe më pas do ti bashkohet skuadrës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të dielën do të luhet edhe takimi kundër Kansas City. /indeksonline/