E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani-Volfsburgut: Huntelar + 25 milion euro = Dzeko

Lajmi bëhet publik nga e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”, sipas të cilës bisedimet midis dy klubeve tashmë kanë filluar dhe italianët janë të gatshëm për të investuar, në mënyrë që të sjellin bomberin ballkanas në “San Siro”.Milani e kërkoi Dzekon edhe gjatë merkatos së verës, por nuk u arrit dot akordi me kampionët e Bundesligës. Ndoshta një faktor vendimtar për mbylljen me sukses të këtij operacioni mund të jetë dëshira e madhe e vetë lojtarit, i cili disa herë e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u veshur kuqezi.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›