Solana: Së shpejti edhe Shqipëria pa viza
“Unë besoj se Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria do të mund t’i bashkëngjiten së shpejti Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke justifikuar edhe mbështetjen e lartë që një veprim i tillë ka ndër shtetasit e këtyre dy vendeve”, theksoi Solana. Ai shtoi se “Bashkimi Evropian po shikon mundesitë për të përfshirë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Banorët e Kosovës duhet të përfitojnë nga mundësitë e ofruara prej Bashkimit Evropian”.