Milani e Interi lënë pas krizën, Napoli shkatërron Lacion
ITALI- Milani e Interi duket se kanë lënë pas krizën, pas fitoreve të arritura mbrëmë, respektivisht ndaj Kaljarit dhe Kievos. Në "San Siro", kuqezinjtë kanë shpëtuar pankinën e Masimiliano Alegrit, duke arritur të marrin fitoren e dytë për këtë sezon, që ka nisur në mënyrën më të keqe. Pas disfatës me Udinezen ditën e diel, për Milanin nuk kishte alternativë tjetër veç fitores dhe ajo ka ardhur.
Heroi i mbrëmjes për këtë ekip ka qenë egjiptiani El Sharaui, autor i dy golave. Ai realizoi në minutën e 16-të dhe në të 82-tën, duke i dhënë një tre pikësh të artë Milanit, pas një serie rezultatesh jo të mira. Ndërkohë, me të njëjtin rezultat, 2-0, ka fituar edhe Interi, që në fundjavë kishte humbur në shtëpi 0- 2 ndaj Sienës. Zikaltërit kanë arritur të marrin 3 pikë në transfertën e vështirë të "Bentegodit", falë golave të Alvaro Pereirës në pjesën e parë dhe Kasanos në të dytën. Përpos rezultatit, triumfi i zikaltërve nuk ka qenë aq i lehtë ndaj një skuadre të mirorganizuar dhe që në pjesën e dytë, i është afruar shpesh golit.
Dy herë Handanoviç dhe njëherë shtylla, kanë ndalur veronezët të gjejnë rrugën e rrjetës, ndërsa Interi ka përfituar nga kundërsulmi, duke vulosur fatet e takimit me Kasanon. Lajmi i keq për zikaltërit ka qenë dëmtimi i Uesli Shnajder në pjesën e parë të sfidës. Ndërkohë, Napoli është konfirmuar si skuadra anti-Juve e këtij sezoni, duke mposhtur lehtësisht 3-0 Lacion në "San Paolo". Një super Kavani, autor i tre golave, kanë bërë që bardhekaltërit të arrijnë kampionët e Italisë në krye të renditjes. Sulmuesi uruguajan mund të kishte shënuar dhe golin e katërt, por nga pika e penalltisë goditi mbi traversë. Napoli ka 13 pikë në kampionat, po aq sa Juve, e cila të martën barazoi 0-0 me Fiorentinën.
Në ndeshjet e tjera, Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sampdorias, në një ndeshje ku ajo dominoi, por si zakonisht nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara. Toti realizoi në pjesën e parë për verdhekuqtë, ndërsa në startin e të dytës, Mareska doli me karton të kuq, duke lënë Sampin me 10 vetë. Megjithëkëtë, ishin dorianët që barazuan me anë të Munarit, duke shtangur tifozerinë e Romës. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, Roma nuk arriti të gjente dot rrugën e golit, duke hasur edhe në një mbrojtje të hekurt të ndërtuar nga Çiro Ferrara.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)