"Milani ekip fitues... nëse luan mirë"
“Kjo është një skuadër e mirë, që ka gjithçka për të fituar. Vetëm se dikush duhet ta bëjë të luajë mirë...”, pohoi Berluskoni, duke komentuar rezultatet e fundit të skuadrës që ai ka në pronësi. Megjithëse këto fjalë u thanë gjatë një darke (pra janë joformale), kanë peshë, sepse vijnë nga dikush që ka kërkuar gjithmonë lojë të bukur nga ekipi.
Ky nuk është rasti i vetëm që presidenti nuk është dakord me trajnerin. Mjafton të kujtojmë kundërshtimin e numrit një të klubit nga Milano në lidhje me blerjen e mesfushorit brazilian Amantino Mansini nga Interi.