E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Evropës zhvillon aktin e parë të 1/16-ve

Kështu, kampionët në fuqi të Shakhtar Donetskut u mposhtën 1-2 në transfertën e vështirë të Fulhamit. Fitore arritën edhe anglezët e Liverpulit, duke mposhtur 1-0 në “Amfield” rumunët e Unirea Urzicenit. Olimpiku i Marsejës thuajse e ka siguruar kualifikimin, falë fitores 3-1 në fushën e FC Kopenhagenit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rusët e Rubin Kazanit, të cilët shpartalluan 3-0 izraelitët e Hapoel Tel Avivit. Rezultat interesant dha edhe përballja mes Vilarealit dhe Volfsburgut, e përfunduar në barazim 2-2.

Ndërkohë që italianët e Juventusit arritën fitoren më të rëndësishme, 2-1 në fushën e Ajaksit, ndërsa Roma u mposht në Athinë nga Panathinaikosi me rezultatin 3-2.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e ndeshjeve të para të 1/16-ve.

Everton 2 - 1 Sporting Lisbon
Rubin Kazan 3 - 0 Hapoel Tel Aviv
Ajax Amsterdam 1 - 2 Juventus
Club Brugge 1 - 0 Valencia
FC Twente Enschede 1 - 0 Werder Bremen
Lille 2 - 1 Fenerbahce
Standard Liege 3 - 2 RB Salzburg
Villarreal 2 - 2 Wolfsburg
Athletic Bilbao 1 - 1 Anderlecht
Atletico Madrid 1 - 1 Galatasaray
FC Copenhagen 1 - 3 Marseille
Fulham 2 - 1 Shakhtar Donetsk
Hamburger SV 1 - 0 PSV Eindhoven
Hertha BSC 1 - 1 Benfica
Liverpool 1 - 0 Unirea Urziceni
Panathinaikos 3 - 2 AS Roma

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›