Milani është në kërkim të Podolskit

Nëse janë për t'u besuar spekulimet e "Il Corriere dello Sport", atëherë lojtari i ardhshëm i Milanit pritet të jetë Lukas Podolski, që shihet si një sulmues i shumanshëm, që di të luajë si në qendër ashtu dhe në krah.
Me suedezin Zlatan Ibrahimoviç që duket të jetë kafshatë shumë e madhe për Milanin për shkak të çmimit, duket se kuqezinjtë janë kthyer drejt sulmuesit gjerman që vlerësohet rreth 12 milionë euro. Megjithatë, edhe 12 milionë euro janë shumë për Milanin, por thuhet se paratë do të kompensohen nga shitja e Klaas-Jan Huntelaarit.
Podolski, 25 vjeç, ka vuajtur në Bundesliga viteve të fundit duke shënuar vetëm 17 gola në 98 ndeshje, pavarësisht faktit se ka shënuar 40 herë në 70 ndeshje për Gjermaninë. Podolski ka ende potencial dhe prandaj sulmuesi me origjinë polake mund ta provoj fatin në Serie A.