E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka’ në merkato?

E përditshmja sportive “Sport” shkruan se destinacioni i 28-vjeçarit mund të jetë çelsi i Karlo Ançelotit. Nga ana e tij, tekniku italian është shprehur qartë lidhur me këtë çështje: “Kaka’ është lojtar i Realit të Madridit dhe nuk besoj që do të largohet. Por nëse ata vendosin ta shesin, do të isha i gatshëm ta merrja”.

Gjithsesi, janë dy faktorë që mund të ndërlikojnë operacionin. Së pari, Florentino Perezi ka derdhur një thes me para’ për ta marrë verën e kaluar dhe së dyti, Hoze Mourinjo nuk është nga ata trajnerë që furnizon kundërshtarët me lojtarë cilësorë. Objektivi kryesor i portugezit është Liga e Kampionëve dhe çelsi është një kundërshtar serioz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›