E Enjte, 5 Nëntor 2026

Milani feston në Londër, rikthehet pas 11-vitesh në çerekfinalet e Champions

Milani ia doli të rikthehet pas 11 vitesh në çerekfinalet e Champions League.

Kuqezinjtë mbrojtën fitoren e ndeshjes së parë në San Siro 1 me 0 kundër Tottenhem, nuk u mjaftuan me një barazim pa gola në Londër.

Ndeshje me emocione të pakta në Angli, me Milanin që kontrolloi në tërësi avantazhin e sfidës së parë, duke mos i dhënë shumë shanse vendasve.

Vetëm 2 raste me Kane në 90’ ishin shumë pak për skuadrën e Contes, ndërsa kuqezinjtë me Mesias, Diaz, Zhiru, Teo Hernandez dhe shtyllën e Origut në fund, krijuan, por nuk shënuan.

Në fraksionin e fundit, Milani pati komoditetin e të luajturit në avantazh numerik, pasi Romero mori kartonin e dytë të verdhë.

Të dyja supersfidat e të mërkurës u transmetuan ekskluzivisht në Tring.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›