E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, gati plani B: Benzema në vend të Dzekos

Telenovela “Dzeko” prej kohësh  ka zënë hapësira të mëdha në mediat italiane, të cilat prej kohësh janë duke ndjekur zhvillimet mbi të ardhmen e bomberit ballkanas të kampionëve të Bundesligës. Prej kohësh sulmuesi ka shprehur dëshirën për t’u veshur kuqezi, por klubet nuk arritën në një marrëveshje.Gjatë merkatos së verës kuqezinjtë morën hollandezin Klas-Jan Huntelar, por ish-sulmuesi i Realit nuk po arrin të përshtatet në “San Siro”. Volfsburgu kërkon 40 milion euro për shërbimet e Dzekos, shifër e lartë për klubin nga Milano. Së fundi, raportohet se Reali i Madridit u ka ofruar kuqezinjve sulmuesin, Karim Benzema. “Mbretërit” mund të heqin dorë nga francezi për shumën e 25 milion eurove.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›