E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turam mbron Balotelin: Në Itali janë racistë

Në librin e tij “Yjet e mi të zinj” (ku ai merr disa personazhe të famshëm me ngjyrë që e kanë frymëzuar), kampioni i Botës në 1998 dhe i Europës më 2000 me Francën, shprehet se racizmi në stadiume përfaqëson të njëjtin fenomen që gjendet edhe në shoqëri. “Më dramatik është fakti se rolet këmbehen. Në vend që ta kuptojnë dhe ta mbështesin Balotelin, duan që ai të kërkojë falje për reagimet e tij. Problemi nuk është tek ai, por tek të tjerët”, shkruan Turam në librin e vet.Ai shkon më tej duke thënë se shoqëria italiane është raciste, duke iu referuar pikërisht rastit të sulmuesit të Interit. “Është e rëndë deklarata e tifozëve të Juventusit, sipas të cilës një njeri me ngjyrë nuk mund të jetë italian. Racizmi në futboll është racizmi në shoqërinë italiane”, theksoi ai.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›