Milani hidhet në sulm për shërbimet e Kuzmanoviçit
Milano - Milani është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit të Fiorentinës, Zdravko Kuzmanoviç. Lajmi publikohet nga faqja gjermane “4-4-2.com”. Mësohet se mes klubit të Milanit dhe atij të Fiorentinës është arritur dakort per një shifër prej 11.75 milion eurosh.
Kuzmanoviç, aktualisht, merr 3 milion euro në sezon tek Fiorentina. Kontrata e tij skadon në vitin 2011. Interes për të kanë shfaqur edhe skuadrat e Interit, Arsenalit dhe Realit të Madridit.
Kuzmanoviç, aktualisht, merr 3 milion euro në sezon tek Fiorentina. Kontrata e tij skadon në vitin 2011. Interes për të kanë shfaqur edhe skuadrat e Interit, Arsenalit dhe Realit të Madridit.