E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajkard & Mançini kandidaturat e Çelsit

Londër - Kandidaturat për të marrë drejtimin e Çelsit në sezonin e ardhshëm janë tre: Roberto Mançini, Frenk Rajkard dhe ai aktual, Gus Hidink. Kandidaturat për stolin e Çelsit publikohen nga mediat në prag të ndeshjes së kthimit me Juventusin në Torino për 1/8-at e Ligës së Kampioneve.

“Daily Mirror” publikon se Gus Hidink, falë paraqitjeve në drejtimin e Çelsit, mund të mbetet në drejtimin e skuadrës së Abramoviçit edhe sezonin e ardhshëm. Kandidatura tjetër, Frenk Rajkard, u përfol për të marrë stolin e Çelsit menjëherë pas shkarkimit të Luis Filipe Skolarit. Edhe emri i Mançinit është një nga emrat më të përfolur në mediat angleze. Ish-tekniku i Interit, aktualisht është pa skuadër që pas përfundimit të sezonit të shkuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›