E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani interesohet për Nanin

Drejtuesit e Milanit janë duke menduar të transferojnë anësorin e Manchester United, Louis Nani.

Gazzetta dello Sport shkruan se Nani i është ofruar Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Portugezi nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re me United dhe nuk i ka raportet e mira me menaxherin Sir Alex Ferguson.

Drejtuesit e Milanit tani janë duke diskutuar nëse duhet të hapit bisedat formale me United për shumën e transferimit të mesfushorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›