E Diel, 1 Nëntor 2026

Politrama mbetet në Spitalin Ushtarak, administrimi nga MSH-ja

Shërbimi i politraumës në Spitalin Ushtarak nuk do të transferohet as si godinë dhe as si staf në QSUT apo në një tjetër hapësirë por i vetmi ndryshim është se politrauma do të kaloj në administrimin pra në financimin e ministrisë së shëndetësisë.

Kundër trasferimit si godinë kanë qënë edhe autoriteti shëndetësor në spitalin Ushtrak si drejtori i këtij spitali Bedri Mihja, si dhe Mihal Misha, shefi i reanimacionit dhe Edi Gjika shefi i ortopedisë.
 

Por në komisionin e shëndetësisë, diskutimet mbi këtë çështje ka qënë të ashpra deri në akuza ndaj ministrit Imami si mungesë transparente ndaj publikut për vendime të tilla. Fillimisht opozita në komision tha se është e paqartë me këtë master plan dhe atë çfarë mund të ndodhë me stafin mjekësor të këtij pavioni.
 

Por Ministria e Mbrotjes ka dhe një tjetër projekt, krjimin e një spitali fushor të lëvizshëm të vënë në dispozicion të forcave të armatosura për të përballuar çdo ngjarje të rëndë. Pas diskutimeve gati 2 orë në komisioni Ministri Imami tha se nuk bëhet fjalë për privatizime nga nje spital privat ashtu siç është akuzuar por vetëm për administrim të këtij shërbimi nga MSH.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›