Milani kërkon Migjen BashënNapoli, Milani e Fiorentina e kanë ndjekur 22-vjeçarin shqiptar te Frozinones

Rrjetet sociale:
Migjen Basha është në fokusin e Milanit. 22-vjeçari kosovar me pasaportë zvicerane kërkohet nga gjigantët italianë të Serisë A. Lajmi jepet nga portali italian, calciomercato.com, që i referohet nga ana e tij njërit prej agjentëve të Bashës, Serxhio Gabarelit, ky i fundit konfirmoi edhe zërat që qarkullojnë rreth një transferimi të mundshëm të mesfushorit shqiptar. “Shumë sy janë fiksuar mbi të, të paktën prej disa muajsh. Napoli, Milani e Fiorentina e kanë ndjekur, por besoj se do të jetë e vështirë ta marrin në muajin janar”, - tha Gabareli, në lidhje me Bashën, në forcë aktualisht me Frozinone. Bashaj ka në pasur një karrierë në ngjitje, por sipas agjentit të tij mund të përmirësohet akoma, sidomos në aspektin fizik. “Luan shumë mirë pa top, por ka dhe një dhunti në gjuajtjet në ecje e sipër. Nëse do të vazhdojë kështu, mund të shënojë 4-5 gola sezonalë. Ka në kokë vetëm futbollin dhe familjen e tij”.
Numri i klikimeve - 2390
E Enjte, 19 Nentor 2009