E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlanda në “luftë” me Francën“Henri vjedh Irlandën” ishin titujt e të përditshmeve irlandeze

Rrjetet sociale:

Irlanda i shpall “luftë” Francës pas asaj ndeshjeje dramatike të plejofit për botërorin 2010 që zhvillohet në Afrikën e Jugut. Mediat ishullore janë treguar të pamëshirshme me arbitrin, FIFA-n, por edhe me Tieri Henri, “autorin e krimit” të mbrëmjes së mërkurë në minutën e 104 të ndeshjes që shkoi në shtesë.  “Dora e Zotit, pjesa e dytë”, “Henri vjedh Irlandën” etj., ishin titujt e të përditshmeve irlandeze dhe televizioneve që shënjestronin sulmuesin e Barcelonës dhe i referoheshin serisë së dytë të gjesteve skandaloze sportive, si ai i legjendarit Diego Armando Maradona në Botërorin e Meksikës 1986, kur shënoi një gol me dorë përballë Anglisë, e fituar 2-1 nga Argjentina, që atë vit mori dhe trofeun.

Numri i klikimeve - 2392
  E Enjte, 19 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›