E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani konfirmon interesimin në Ibrën


Milani shpreson që të transferojë Zlatan Ibrahimovicin nga Barcelona në San Siro në fund të këtij muaji dhe kjo mund të ndodhë falë dëmtimit të Raul te Schalke.

Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, konfirmoi interesimin në supersulmuesin suedez kur tha për RAC1: "Nuk është e lehtë të transferohet Ibrahimovic, por është e mundur. Në mënyrë që ta transferojmë një sulmues të ri, ne duhet ta shesim një. Kur e them këtë, gjithçka është e mundur. Po, kjo mund të ndodhë", tha Braida.

Dhe kjo është e mundur që të ndodhë, pasi Schalke është tejet i interesuar në shërbimet e Klaas-Jan Huntelaar. Problemi nuk do të jetë çmimi dhe paga e holandezit, por kuqezinjtë do ta kenë të vështirë ta bindin Huntelaarin të kalojë në Bundesliga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›