E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea mund të heqë dorë nga Neymar



Zyrtarët e Chelseat janë duke shqyrtuar seriozisht heqjen dorë nga transferimi i supertalentit të Santosit, Neymar, pasi sipas "
"The Independent", klubi brazilian dëshiron ta bëjë atë futbollistin më të paguar në klub.

Santos gjithashtu besohet t'i ketë thënë Chelseat që nëse e dëshiron sulmuesin në Stamford Bridge, atëherë duhet të përgatisë 35 milionë euro, në të kundërtën nuk do të ketë as negociata. Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Oliveira, u ka thënë mediave braziliane se ai nuk ka ndërmend ta ndryshojë çmimin.

Tani Neymar do të paguhet te Santosi për 200 mijë euro më shumë, nga 70 mijë në 270 mijë euro në muaj, duke përfshirë këtu edhe një numër favorizimesh komerciale. Chelsea mësohet të ketë bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh dhe ka në plan që të shkojë deri në 28 milionë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›