Milani në vendin e pestë, sa afër Evropës

Milani ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Atalanta duke fituar me rezultat 0 me 1. Një gol i shënuan nga El Sharawy në minutën e 29 ishte vendimtar në këtë ndeshje.
Atalanta mbeti me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 58 pas përjashtimit të Brivios.
Pas kësaj fitoreje Milani ngritet në pozitën e pestë duke qenë si kurrë më parë këtë edicion afër garave evropiane, sidomos synimit për të qenë në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/