S'ka kupa për Liverpool, eliminohet nga FA Cup

Liverpooli është eliminuar nga FA Cup nga skuadra pak e njohur angleze, Oldham Ahtletic. Skuadra që garon në ligën e tretë angleze ka arritur të bëjë historinë duke fituar me rezultat 3 me 2.
Figura tragjike e Liverpoolit ishte portieri rezervë, Brad Jones i cili nuk ishte kërka me reagimet e tij. Smith me ndihmën e Skrtel realizoj për 1 me 0 që në minutën e dytë për Oldham.
Suarez në minutën e 17 barazoj në 1 me 1. Një gabim të portierit Jones e shfrytëzoj Smith për 2 me 1 në fund të pjesës së parë. Webara realizoj për 3 me 1 me një gol të bukur me kokë në minutën e 48.
Allen la shpresë për Liverpoolin me një gol të bukur me volej në minutën e 80 por që deri në fund gola më nuk pati dhe Liverpooli u eliminua nga FA Cup./Indeksonline/