E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, problem psikologjik

Massimiliano Allegri e ka komentuar humbjen e papritur të Milanit nga Atalanta në shtëpi të shtunën mbrëma, e dyta këtë sezon.

Trajneri i Rossonerëve insiston se ekipi i tij ka problem me kokën.

“Është një problem psikologjik, duhet të luajmë në një mënyrë tjetër. Lojtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se luajnë për Milanin dhe nuk duhet shikuar fakti se janë të rinj. Duhet të rritemi dhe të piqemi, të bindur se mund të kemi sezon të mirë”, deklaroi trajneri italian, i cili kërkon nga lojtarët e tij që të këndellen këtë mesjavë, kur ekipi i tij do të luajë me Anderlechtin në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›