E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: City do të bëhet klub si Reali

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, duke thënë se klubi i tij një ditë do të arrijë nivelin e Real Madridit, ndërsa plani është që kjo të ndodhë pas dhjetë vitesh.

Jose Mourinho për "The Sun" kishte deklaruar se Manchester City nuk mund ta blejë historinë dhe traditën e Realit, ndërsa ndaj këtyre komenteve sot para gazetarëve anglezë ka reaguar Mancini.

“Ështe e qartë që nuk e kemi historinë e Real Madridit, por Manchester City ka fituar disa trofe”.

“Ne duam vetëm të fitojmë tani. Pas dhjetë vitesh do të konsiderohemi top ekip, si Reali”, është shprehur Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›