E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani synon dyshen madrilene Kaka-Khedira


Milani është i vendosur të bëjë për vete Kaka dhe Khedira nga Reali i Madridit, informoi ditën e sotme e përditshmja sportive “La Gazzetta dello Sport”.

Drejtori sportive i kuqezinjve, Ariedo Braida, ndodhej në stadium në fitoren e arritur nga gjigantët madrilenë në fushën e Espanjolit dhe besohet se i ka komunikuar interesin e tij për dyshen drejtuesve të “galaktikëve”.

Qëllimi kryesor i kampionëve të Italisë është të rikthejnë në radhët e tyre yllin brazilian, Kaka, i cili nuk është konsideruar asnjëherë si një futbollist i pazëvendësueshëm nga ana e trajnerit të tij, Jose Mourinho.

Ndonëse 29-vjeçari mohon të jetë duke marrë në konsideratë mundësinë e largimit, gjithçka do të përcaktohet nga vendimi përfundimtar i Mourinho-s. Një tjetër dëshirë e kuqezinjve është mesfushori Sami Khedira.

I fajësuar publikisht nga trajneri i tij për humbjen e pësuar dy javë më parë ndaj Levantes, gjermani duket se dëshiron të largohet nga madrilenët, për një tjetër ekip të madh, ku të ketë të garantuar vendin e titullarit.

Megjithatë, një tratativë e mundshme e kuqezinjve me Realin për blerjen e Khediras, paraqitet më e vështirë për momentin se sa blerja e mundshme e Kaka-së.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga gossip Vajza e Mick Jagger në “Playboy”
Vajza e liderit të grupit muzikor “Rolling Stones”, Mick Jagger, ka befasuar babain dhe opinionin publik me disa imazhe me të vërtetë sensuale në revistën për meshkuj “Playboy”. Cheryl befasohet nga Afganistani
Këngëtarja britanike e grupit "Girls Aloud", Cheryl Cole, është duke realizuar një tur krejt të veçantë në Afganistan. Delfini “ha” Luanin
Filmi familjar “Rrëfenjë Delfinësh” është ngjitur në krye të klasifikimit të box office në SHBA, duke rrëzuar nga froni “Mbreti Luan” në 3D.
Beckham: Vajza po më bën me thinja
David Beckham ka filluar të thinjet që prej lindjes së vajzës, të paktën sipas fjalëve të vetë futbollistit të famshëm. Kërcimi erotik i Eva Longorias
Aktorja e famshme e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria, ka fituar faqet e para të revistave rozë për paraqitjen e saj të shkëlqyer në një kërcim erotik, në një prej serive të ardhshme të serialit.

Lajmet kryesore

Spahiu: Censusi godet çamët
”Ai sjell uljen e numrit të shqiptarëve në Ballkan”
Greqia paralizohet nga një grevë e përgjithshme
Hije skandali për makinat e vjetra
EULEX bastis zyrat e Ministrisë së Brendshme
Durrës, mbytet peshkarexha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›