E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani vazhdon ecurinë pozitive në Serinë A (video)

Katania - Milani vazhdon ecurinë pozitive edhe pas javës së 43-t në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti arriti të fitojë 2-0 në transfertën e vështirë të Katanias.

Goli i parë u shënua nga i përhershmi Pipo Inzagi në minutën e 27-të. Që pas shënimit të golit, skuadra e Milanit nuk e vuri për asnjë moment në dyshim avantazhin deri në minutën e 52-të, kur Rikardo kaka shënon edhe të dytin.

Me këtë fitore Milani shkëputet me katër pikë nga Juventusi i vendit të tretë. Kujtojmë që javën e ardhshme këta dy gjigandë do të përballen direkt në “San Siro”. Ndërsa, Katania mbetet në kuotën e 40 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 14-të.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›