Interi vazhdon i sigurte drejt titullit (video)
Milano - Interi vazhdon i qetë rrugën drejt titullit edhe pas javës së 34-t në Serinë A. Skuadra e Hoze Murinjos arriti të marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Lacios.
Zllatan Ibrahimoviç ishte i pari që kaloi në avantazh kampionët në minutën e 58-të. Në të 70-n ishte Sulej Muntari që dyfishon shifrat, pasi pati tentuar shumë herë ta bënte një gjë të tillë.
Interi ngjitet në kuotën e 77 pikëve, me 7 pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit. Ndërkohë, Lacio mbetet në kuotën e 47 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 10-të.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.