E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano-Cortina/ Curling, Italia mposht SHBA-të dhe i gjen sërish përballë në gjysmëfinale

Round-robin i turneut dopio miks të Curling në Cortina është mbyllur me fitoren e çiftit Costantini/Mosaner kundër SHBA-ve, me rezultatin 7-6.

Për Italinë bëhen 6 fitore dhe 3 humbje, ashtu si dhe për skuadrën amerikane. “Axurrët” kualifikohen si vend i dytë për në gjysmëfinale, duke pasur parasysh fitoren në ndeshjen direkt.

Në gjysmëfinale, Britania e Madhe, që dominoi fazën e parë me një ecuri prej 9 fitoresh në 9 ndeshje, do të përballet me Suedinë, që zuri vendin e 4-t, me 5 fitore dhe 4 humbje. Italia do të përballet sërish me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›