E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën e Prefektit të Tiranës: Qytetarët kanë nevojë për institucione që punojnë për të përmirësuar jetesën e tyre

Shkëlqim Hajadri ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Prefektit të Tiranës. Në një deklaratë për media, Hajdari deklaroi se në ushtrimin e detyrës, ligji do të jetë busulla e tij.

Ai garantoi se drejtimi, koordinimi dhe kontrolli i ligjshmërisë së veprimtarisë së bashkive dhe institucioneve qendrore në qark, do bëhet me paanshmëri dhe përgjegjësi.

Hajdari shtoi më tej se, Tirana është vendlindja, kujtesa dhe shpirti i tij. Ai theksoi se qytetaria, identiteti e fisnikëria e qytetarëve, e ka bërë kryeqytetin një shtëpi të hapur për të gjithë.

“Tirana është vendlindja, kujtesa dhe shpirti im. Ajo është ndërtuar mbi themelet e autoktonëve dhe Tiranës, njerëzve që i dhanë këtij qyteti identitet, qytetari dhe fisnikëri.

Kjo frymë e ka bërë Tiranën një shtëpi të hapur për të gjithë ata që erdhën dhe e zgjodhën si vend për të jetuar, punuar.

Në ushtrimin e kësaj detyre, ligji do të jetë busulla ime e vetme. Drejtimi, koordinimi dhe kontrolli i ligjshmërisë së veprimtarive të bashkise dhe institucioneve qendrore në qark, do bëhet me paanshmëri dhe përgjegjësi për njëri-tjetrin. Prefektura do të jetë urë bashkëpunimi sepse qytetarët kanë nevojë për institucione që flasin dhe punojnë për të njëjtin qëllim për të përmirësuar jetesën e tyre dhe shërbimet që duhet t’i japë shteti”, deklaroi ai.

Shkëlqim Hajdarit iu besua posti i rëndësishëm në pushtetin lokal, ai i Prefektit të Tiranës në mbledhjen e 6 shkurt nga Këshilli i Ministrave.

Ai ka shërbyer që nga viti 2016 si Kryeinspektor i Përgjithshëm, ndërsa dha dorëheqjen nga detyra në janar të këtij viti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›