Milano, qëllohet shqiptari me pistoletë
Mediat italiane njoftuar sot plagosjen e një të riu shqiptar në rrugët e Miloanos. Ngjarja ja ndodhur në mbrëmë në provincën Seveso të Milanos. Nga ekspertiza ka rezultura se 30-vjeëari është qëlluar me pistole duke marrë plagë të rënda më bark, për pasojë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurigjiake në stomak.
Kalimtarë të zonës kanë parë të riun i cili ishte mbuluar me gjak dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Pas verifikimeve të para, policia italiane bëri të ditur se i plagosuri ishte shqiptar rreth moshës 30 vjec, por tha identitetin e tij. Sië raportojnë mediat italiane, mjekët në vendngjarje kishin ndërhyrë për ti ndaluar hemoragjinë e cila rridhte nga plaga e marrë në stomak. Më pas ai është dërguar në spitalin San Gerardo di Monza ku dhe i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.
Ende nuk dihet si është aktualisht gjëndja shëndetësore e shqiptarit por mësohet se policia gjatë natës kishte kryer një sërë operacionesh kërkimi në zonë.