Miley dhe Liam janë ndarë

Janë së bashku për një kohë të gjatë, janë fejuar para disa muajsh, por si duket qiftit të famshëm, u ka trokitur ndarja.
“Ajo i dëshiron ahengjet, daljet dhe shëtitjet” ka thënë një burim i afërt me qiftin. “Liam është përson i qetë, ndërsa Miley nuk ngopet me ahengje të shfrenuara” ka thënë poashtu burimi, duke shtuar se qifti, janë “shumë, shumë largë njëri tjetrit”.
Liam Hemsworth, është duke kaluar disa qaste pushim në Australi, prej nga edhe vjen. Ai është parë me familjarë të tij, duke u argëtuar në plazhë.
E këngëtarja dhe aktorrja Miley Cyrus, është parë pa unazën e fejesës, ndërsa ka dalë nga një studio ku po e punon albumin e katërt ‘LaLa Land’.
Qifti kanë filluar lidhjen, gjatë realizimit të filmit “The Last Song”. /Indeksonline/