E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miley zbulon tatuazhin e saj te unitetit

Aktorja adoleshente, Miley Cyrus, vazhdon të fitojë faqet e para të revistave rozë për rebelizmin e saj.

Pasi u vu në qendër të vëmendjes për situatat intime në publik me të dashurin e saj, 18-vjeçarja zbuloi edhe tatuazhin e fundit, një simbol amerikan i unitetit.

Protagonistja e serialit Hannah Montanna, Miley u fotografua nga paparacët ndërsa ndodhej në një bar në liqenin e Tolukës, pranë Los Anxhelosit.

Vetëm pak javë më parë, aktorja u zgjodh si modeli më i keq për të rinjtë, nga një sondazh i kryer në internet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›