Bashkeshorti i Perry-t nje Don Zhuan

Bashkëshorti i Katy Perry, Russell Brand, e ka shndërruar në art fjetjen me femra të mrekullueshme, të paktën në filmin e tij të ri “Arthur”.
Skenat e filmit tregojnë 35-vjeçarin duke u puthur në mënyrë pasionante me aktoren Jennifer Garner.
Vetëm disa javë më parë, në një tjetër xhirim filmi, ai u duk tmerrësisht i lumtur dhe i apasionuar, ndërsa puthte një tjetër aktore.
I pyetur për përvojën e puthjes me Garner, Brand e cilësoi atë si “një princeshë, ndërsa buzët e saj kishin shijen e një ëmbëlsire”.
Ndonëse se këngëtarja mohoi zërat e problemeve martesore një ditë më parë, është e qartë që skena dhe komente të tilla, nuk do ta ndihmojnë martesën që të përmirësohet.